e enjte, 27 nëntor 2008

DETYRA NUMERIKE NGA LIGJET E NJUTONIT

  1. Në trup me masë 10kg dhe shpejtësi 4m/s vepron forca e cila e detyron të bëj lëvizje rrethore nëpër rreth me rreze 1m. Çfar intenziteti ka kjo force?
  2. Në trupin me masë 16kg vepron forca centrifugal 1156N. Me cfar shpejtësie këndore rrotullohet trupi nëpër rreth me rreze 2.5m?
  3. Të llogaritet numri I rrotullimeve në njësi të kohës (frekuenca) e trupit me masë 5kg, e cila bën lëvije rrethore nëpër rreth me rreze 3.06m dhe në të cilën vepron forca centrifugal 2413,63N?
  4. Në trupin me masë 4kg, I cili ndodhet në gjendjen e qetësis relative gjatë kohës 10s vepron forca me intenzitet constant 32N. drejtimi dhe kahu I veprimit të forces poashtu është konstantë?
    1. Ç'shpejtësi do të arrij trupi përshkak të veprimit të kësaj force?
    2. Ç'rrugë do të përshkoj trupi në këtë kohë?
  5. Trupi me masë 10kg, lëviz me shpejtësi konstante 50m/s. Në këtë trup fillon të veproj forca me intenzitet constant 5N. Drejtimi I veprimit të forces është I njëjtë me drejtimin e lëvizjes së trupit por kahu është I kundërt. Për sa kohë është ndalur trupi?
  6. Trupi me masë 5kg lëviz me nxitim constant 2m/s2. Sa është intenziteti I forces rezultante e cila vepron në trupi?
  7. Forca me intenzitet constant 5000N vepron në trupin me masë 200kg. Sa është nxitimi I trupit?
  8. Çfar impulsi ka trupi, masa e të cilit është 10kg ndërsa shpejtësia e tij 5m/s?
  9. Sa është shpejtësia e trupit me masë 2kg kur dihet se impulse I tij është 24kgm/s?
  10. Plumbi I pushkës me masë 25g bie në lavjersin provues me shpejtësi 600m/s. Cfar impulsi i jep plumbi lavjesit?
  11. Sa kohë ka vepruar forca konstante 2N në një trup me masë 0.2kg nëse ai në atë rast ka ndryshuar shpejtësin prej 35 m/s deri në 45m/s?
  12. Sa është forca e cila trupit me masë 8kg I jap nxitim gravitacional tokësor (g=9.8066ms2)?

Forca konstante 1kN vepron në trupin me masë 10kg I cili gjendet në qtësi gjatë kohës prej 2s. çfar rruge do të përshkoj ai trup dhe sa do të jetë shpejtësia e atij në fund të kësaj kohe?

1 koment:

xheki tha...

I nderuari Profesor,
Për ne lexuesve,studentëve të gjithe të interesuarve nga lëmia e Fizikës e posaqërisht nga Kinematika do të ishin të mirëseardhura detyrat me zgjidhje adekuate duke proceduar ashtu zgjidhjen detyrave e jo vetëm parashtrimi i problemit.
Me respekt,
Xhevati nga Gjilani,student