e enjte, 27 nëntor 2008

DETYRA NUMERIKE NGA LIGJET E NJUTONIT

  1. Në trup me masë 10kg dhe shpejtësi 4m/s vepron forca e cila e detyron të bëj lëvizje rrethore nëpër rreth me rreze 1m. Çfar intenziteti ka kjo force?
  2. Në trupin me masë 16kg vepron forca centrifugal 1156N. Me cfar shpejtësie këndore rrotullohet trupi nëpër rreth me rreze 2.5m?
  3. Të llogaritet numri I rrotullimeve në njësi të kohës (frekuenca) e trupit me masë 5kg, e cila bën lëvije rrethore nëpër rreth me rreze 3.06m dhe në të cilën vepron forca centrifugal 2413,63N?
  4. Në trupin me masë 4kg, I cili ndodhet në gjendjen e qetësis relative gjatë kohës 10s vepron forca me intenzitet constant 32N. drejtimi dhe kahu I veprimit të forces poashtu është konstantë?
    1. Ç'shpejtësi do të arrij trupi përshkak të veprimit të kësaj force?
    2. Ç'rrugë do të përshkoj trupi në këtë kohë?
  5. Trupi me masë 10kg, lëviz me shpejtësi konstante 50m/s. Në këtë trup fillon të veproj forca me intenzitet constant 5N. Drejtimi I veprimit të forces është I njëjtë me drejtimin e lëvizjes së trupit por kahu është I kundërt. Për sa kohë është ndalur trupi?
  6. Trupi me masë 5kg lëviz me nxitim constant 2m/s2. Sa është intenziteti I forces rezultante e cila vepron në trupi?
  7. Forca me intenzitet constant 5000N vepron në trupin me masë 200kg. Sa është nxitimi I trupit?
  8. Çfar impulsi ka trupi, masa e të cilit është 10kg ndërsa shpejtësia e tij 5m/s?
  9. Sa është shpejtësia e trupit me masë 2kg kur dihet se impulse I tij është 24kgm/s?
  10. Plumbi I pushkës me masë 25g bie në lavjersin provues me shpejtësi 600m/s. Cfar impulsi i jep plumbi lavjesit?
  11. Sa kohë ka vepruar forca konstante 2N në një trup me masë 0.2kg nëse ai në atë rast ka ndryshuar shpejtësin prej 35 m/s deri në 45m/s?
  12. Sa është forca e cila trupit me masë 8kg I jap nxitim gravitacional tokësor (g=9.8066ms2)?

Forca konstante 1kN vepron në trupin me masë 10kg I cili gjendet në qtësi gjatë kohës prej 2s. çfar rruge do të përshkoj ai trup dhe sa do të jetë shpejtësia e atij në fund të kësaj kohe?

e martë, 18 nëntor 2008

Detyra nga Kinematika

  1. Trupi lëviz me shpejtësi 15 m/s. Cfar rruge përshkruan trupi pas 0,8 minuta?
  2. Vetura ka përshkruar rrugën 70,56 km për kohën 0,7 orë me shpejtësi konstante. Sa është kjo shpejtësi?. Për sa kohë vetura e kalon rrugën 14,7 km?
  3. Shëndrro shpejtësin prej 72 km/h në m/s?
  4. Shëndrron shpejtësin prej 25 m/s në km/h?
  5. Vetura ka kaluar rrugën 45 km me shpejtësi konstante 15 m/s. Me cfar shpejtësie konstante duhet lëvizur vetura në mënyrë që për të njëjtën kohë të kaloj rrugën 60 km?
  6. Dy trupa fillojnë të lëvizin njëkosisht. Ato lëvizin njëri ndaj tjetrit nëpër një vijë të drejtë me shpejtësi 4 m/s dhe 2m/s. Distanca fillestare midis tyre ka qenë 6m. Të caktohet:
    1. Koha për të cilën trupat do të takohen?
    2. Koha kur distance midis tyre ka qenë 12 metra?
  7. Gjatë lëvizjes së plumbit të pushkës është arritur që shpejtësia e tij të matet dy here në fillim të lëvizjeskur është fituar vlera 680 m/s dhe në fund kur është fituar vlera 540 m/s. Sa është shpejtësia mesatare e plumbit?
  8. Vetura gjysmën e pare të rrugës e përshkon me shpejtësi 72 km/h ndërsa pjesën tjetër të rrugës me shpejtësi 108 km/h. Të gjendet shpejtësia mesatare gjat tërë rrugës?
  9. Vetura niset nga qetësia dhe brënda 2 sekondave arrin shpejtësin 9m/s duke bërë lëvijze të njëtrajtjshem të shpejtuar.
    1. Sa është nxitimi i trupit?
    2. Sa do të jetë shpejtësia e veturës në fund të seconds së 20 të lëvizjes?
    3. C'rrugë do të kalonte brënda 1 minuti duke llogaritur kohën nga cast ii nisjes së tij?
  10. Drejtuesi i trenit me të pare rrezikun që i kanoset frenon me sa mundet dhe treni që në atë cast kishte shpejtësinë 72 km/h ndalet brenda 20 sekondave. A i ka ikur fatkeqsisë drejtuesi nëse në momentin e frenimit rruga e rënuar ka qenë larg nga lokomotiva 250 metra.
  11. Duke lëvizur me shpejtësi 2m/s trupi në një cast fiton nxitim dhe në rrugën prej 143 m shpejtësia e tij zmadhohet 12 herë. Sa është nxitimi i trupit?
  12. Aeroplani në momentin e fluturimit duhet të arrij shpejtsën 360 km/h. Koha e lëvizjes së aeroplanit nëpër pistë është 10 sekonda. Sa duhet të jetë e gjatë pista që aeroplani mund të fluturoj? Sa është nxitimi mesatar i aeroplanit?


     

  13. Autobus ii cili është në qetësi niset me nxitim prej 0,5 m/s2
    1. Për cilën kohë do të arrij shpejtësin prej 36 km/h?
    2. Cfar rruge do të kaloj ai për kohën 5 minuta?
  14. Trupi fillon të bëj lëvizje të njëtrajtshme të ndryshuar dhe pas 10 sekondave arrin shpejtësin 26 m/s. Sa është nxitimi i trupit?
  15. Trupi lëviz me nxitim constant 0,2 m/s2. Nëse trupi niset nga qetësia atëherë përcakto:
    1. Cfar shpejtësia do të ketë trupi pas 10 ssekondave?
    2. C'rrugë do të ketë trupi pas 30 sekondave?
  16. Trupi i cili lëviz me nxitim constant, duke u nisur nga qetësia arrin shpejtësia 10 m/s, në fund arrin rrugën prej 500 metra. C'nxitim ka patur trupi dhe sa kohë ka lëvizur trupi?
  17. Trupi ka nxitim 0,03 m/s2 dhe për 10 sekonda përshkruan rrugën 3 metra. Sa ka qenë shpejtësia e tij fillestare dhe ajo e fundit?
  18. Shpejtësia e një grimce ndryshon njëtrajtësisht prej 50m/s deri në 20 m/snë distance 50 metra.
    1. Sa është nxitimi?
    2. Sa kohë ka zgjatur ky nxitim
  19. Trupi bie lirisht nga lartësia 490,5 metra në vendin ku nxitimi i rënies së lire është 9,81 m/s2.
    1. Për sa kohë do të bjer trupi në tokë?
    2. Sa do të jetë shpejtësia e trupit në fund të seconds së tretë?
    3. Sa do të jetë shpejtësia e trupit në momentin e rënies në Tokë>
  20. Të përcktohet shpejtësia linerare e Tokës gjatë rrotullimit rreth bushtit të vet dhe rreth Diellit?
  21. C'kënd përshkruan rrezja e rrotës e cila lëviz me shpejtësi këndore konstante1,2 rad/s gjat 10 sekondave?
  22. Trupi bën lëvizje të njëtrajtshme rrethore nëpër rrethin me rreze 2,5 metra. Sa është ncitimi centripetal nëse vlera e shpejtësis lineare është 72 km/h?
  23. Makina centrifugale bën 300 rrot/min. Sa është nxitimi centripetal i pikes së saj që gjendet larg boshtit të rrotullimit për një meter?

Për sa kohë rrota përshkruan një rrotullim nëse lëviz njëtrajtësisht me shpejtësi këmdore 3,14 rad/s?

Mësimin multimedial në shkollë.


Çka mendoni për mësimin multimedial në shkollë?