e hënë, 19 janar 2009

  1. Nën veprimin e forces 20N trupi zhvendoset për 75m. Drejtimi i veprimit të forces përputhet me drejtimin e zhvendosjes. Të llogaritet puna e kësaj force?
  2. Cilën punë duhet kryer që trenit me masë 800 tonë:
    1. T'i zmadhohet shpejtësia e tij nga 36km/h deri në 54 km/h?
    2. Të ndalet kur ka shpejtësin 72km/h?
  3. Prej topit me masë 5000kg del granata me masë 100kg. energjia kinetike e predhës gjatë fluturimit është e barabartë me 7,6MJ. Të gjendet energjia kinetikeqë merr topi gjatë zbrazjes. Fërkimi dhe rezistenca e ajrit të mos përfillen.
  4. Një makinë kryen punë68kJ për kohën 20s. Sa është fuqia e kësaj makin?
  5. Për nisjen e veturës motor ii saj zhvillon fuqinë 30kW gjatë të cilës vetura arrin shpejtësin 72km/h. Me cfar force konstante duhet tërhiqur vetura që të arrij këtë shpejtësi?
  6. Një trup me masë 7kg e hedhim vertikalisht përpjetë me shpejtësi fillestare15m./s. Të gjendet puna e kryer nëse nxitimi i trupit të hedhur është dy here më i madh se nxitimi i rëndimit tokësor?
  7. Në trupin me masë 10kg vepron forca 0,25kN brënda kohës 10s. Nën ndikimin e kësaj force trupi bën lëvizje të njëtrajtshme të nxituar. Të gjendet puna dhe fuqia?
  8. Në cilën lartësi nga Toka do të shkoj trupi i hedhur në shpejtësi 4m/s vertikalisht përpjetë?

1 koment:

Lara tha...

A MUNDET ZGJEDHJEN E DETYRES SE 2. me NENDETYRAT (1/2)